“Fest Folk 2026” nis nga Saranda, folklori shqiptar zbret në bregdet

“Fest Folk 2026” nis nga Saranda, folklori shqiptar zbret në bregdet

Këngë, valle dhe kostume tradicionale u bënë pjesë e mbrëmjes verore, duke sjellë pranë vendasve dhe turistëve mozaikun e kulturës shqiptare. Saranda u kthye në skenë të një feste të veçantë folklorike, ku kënga, vallja dhe kostumet tradicionale sollën në zemër të qytetit ngjyrat dhe ritmet e krahinave shqiptare. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore çeli në qytetin bregdetar turin veror “Fest Folk 2026”, një udhëtim që gjatë muajit gusht do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Në një prej mbrëmjeve më të frekuentuara të sezonit turistik, artistët e Ansamblit sollën një repertor të pasur me këngë e valle nga treva të ndryshme shqiptare. Në skenë, tingujt tradicionalë u shoqëruan me kostumet karakteristike të krahinave, duke krijuar një mozaik të gjallë...