“MOKRA N’Fest” rikthen traditën në qendër të vëmendjes, festa që bashkon kulturën, historinë dhe mikpritjen
Në edicionin e shtatë, Mokrës iu kushtua një festë që mblodhi banorë, vizitorë dhe turistë rreth traditave, artizanatit, gastronomisë dhe kulturës së kësaj treve. Mokra u kthye edhe një herë në një pikëtakim të kulturës dhe traditës shqiptare, përmes edicionit të shtatë të “MOKRA N’Fest”. Festa mblodhi mijëra vizitorë, banorë të zonës, pushues dhe turistë vendas e të huaj, duke sjellë në vëmendje historinë, identitetin dhe mikpritjen karakteristike të kësaj treve. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive, ku tradita nuk mbeti vetëm pjesë e kujtesës, por u shfaq përmes artit, muzikës, gastronomisë dhe zejeve të trashëguara ndër breza. Për shumë prej pjesëmarrësve, “MOKRA N’Fest” ishte një mundësi për t’u rikthyer te rrënjët, ndërsa për vizitorët një mënyrë për të zbuluar një tjetër dimension të...
Burimi:
kultplus.com