Sunny Hill Festival pushton ballinat e pesë mediave më të mëdha botërore

Sunny Hill Festival pushton ballinat e pesë mediave më të mëdha botërore

Sunny Hill Festival, festivali më i madh i muzikës në Kosovë dhe një nga ngjarjet kryesore muzikore në Evropën Juglindore, ka marrë vëmendjen e disa prej mediave më të mëdha botërore. Associated Press (AP), Reuters, USA Today, Yahoo dhe Fortune janë ndër platformat ndërkombëtare që kanë vendosur Sunny Hill Festivalin në ballinat e tyre, duke e sjellë këtë ngjarje nga Kosova në audiencën globale. Prania në këto media ndërkombëtare e vendos festivalin në mesin e ngjarjeve muzikore që po tërheqin interes përtej rajonit. Përmes kësaj marrëveshjeje, Fever – platforma lider në zbulimin e përvojave dhe argëtimit live, e cila gjatë vitit të kaluar arriti mbi 300 milionë përdorues në më shumë se 40 shtete – do të shërbejë si porta kryesore ndërkombëtare për rezervimin e biletave nga publiku jashtë Kosovës. Platforma...