Stuhi e fortë me breshër ndërpret koncertin e Bad Bunny në Milano, evakuohen 80 mijë spektatorë

Stuhi e fortë me breshër ndërpret koncertin e Bad Bunny në Milano, evakuohen 80 mijë spektatorë

Koncerti i këngëtarit portorikan Bad Bunny në Milano u ndërpre papritur të shtunën në mbrëmje, pasi një stuhi e fuqishme me breshër goditi hipodromin La Maura, duke detyruar evakuimin e rreth 80 mijë spektatorëve. Reshjet intensive, era e fortë dhe vetëtimat krijuan momente paniku mes publikut. Sipas raportimeve, disa persona pësuan lëndime të lehta në kokë nga copat e mëdha të breshërit, ndërsa të tjerë morën ndihmën e parë në vendngjarje. Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, u detyrua ta ndërpriste performancën gjatë këngës së shtatë. Përmes sistemit të zërit, organizatorët u kërkuan të gjithë të pranishmëve të largoheshin menjëherë nga ambientet e koncertit për arsye sigurie. Sipas organizatorëve, procesi i evakuimit zgjati rreth 50 minuta. Pas konsultimeve...