Studimi zbulon: Tërmeti në Japoni 15 vjet më parë e zhvendosi vendin në lindje
Tërmeti në Japoni në vitin 2011, i cili shkaktoi një cunami dhe dështim të reaktorit në Fukushima, e zhvendosi vendin në lindje deri në gjashtë milimetra, sipas një studimi të ri, rezultatet e të cilit raportohen sot nga agjencia gjermane DPA. Sipas përfundimeve që shkencëtarët nga Universiteti i Çikagos botuan në revistën "Science", zona e prekur shtrihej për rreth 3,000 kilometra, gjë që e bën atë zonën më të madhe të çarjes të regjistruar ndonjëherë pas një ngjarjeje të vetme. Tërmeti me magnitudë 9 që goditi Japoninë më 11 mars 2011 ishte më i forti i regjistruar ndonjëherë në atë vend, dhe cunami që pasoi përmbyti më shumë se 500 kilometra katrorë të bregdetit të Paqësorit dhe la më shumë se 20,000 të vdekur ose...
Burimi:
syri.net