Nga një pengmarrje reale te një prej filmave më të njohur të viteve ’70, historia pas “Dog Day Afternoon”

Nga një pengmarrje reale te një prej filmave më të njohur të viteve ’70, historia pas “Dog Day Afternoon”

Një grabitje banke në Brooklyn, një pengmarrje që zgjati me orë dhe një fund tragjik do të bëheshin, vetëm pak vite më vonë, material për një prej filmave më të spikatur të kinemasë amerikane. “Dog Day Afternoon”, filmi i Sidney Lumet me Al Pacinon në rolin kryesor, u frymëzua nga ngjarja reale e 22 gushtit 1972 në Nju Jork. Atë ditë, John Wojtowicz dhe Salvatore Naturile hynë në një degë të Chase Manhattan në Brooklyn me synimin për të grabitur bankën. Plani nuk shkoi siç ishte menduar. Situata u përshkallëzua dhe shtatë punonjës të bankës u morën peng, duke nisur një rrethim që do të tërhiqte vëmendjen e policisë, mediave dhe një turme të madhe njerëzish jashtë godinës. Ngjarja u kthye shpejt në një spektakël...