Russell Crowe në qendër të thrillerit të ri, në rolin e shqiptarit Manco Kapak
Russell Crowe rikthehet në ekranin e madh me një rol që sjell një veçanti të rrallë për publikun shqiptar. Aktori fitues i “Oscar”-it interpreton Manco Kapak, një emigrant shqiptar që ka ndërtuar jetën e tij në Los Angeles, por që nuk arrin t’i shpëtojë plotësisht të kaluarës kriminale. Në thrillerin “The Get Out”, me regji të Derrick Borte, Crowe vendoset në qendër të një historie ku përplasen krimi, besnikëria, tradhtia dhe dëshira për të nisur nga e para. Manco është pronar i një klubi nate në Los Angeles dhe, në pamje të parë, duket se ka arritur të ndërtojë një jetë të re larg së kaluarës. Por pas biznesit të suksesshëm fshihet një histori e lidhur me botën kriminale, trafikun e parave dhe kartelet e...
Burimi:
kultplus.com