Strategjia Kombëtare për Kulturën 2026-2030, rishikim i ligjit të artit dhe status i artistit
Nga Julia Vrapi Strategjia Kombëtare për Kulturën 2026-2030 synon të përmirësojë ligjet e kulturës, të modernizojë mbrojtjen e trashëgimisë dhe të krijojë statusin e artistit si një sistem i ri mbështetës ndërsektorial për artistët. Vjet në tetor u bë me dije dhe nisja e punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2026-2030, ku këto ditë projektvendimi është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Shqipëria synon që deri në vitin 2030 të shndërrohet në një qendër të rëndësishme kulturore në Ballkanin Perëndimor dhe një aktore aktive në hapësirën kulturore evropiane. Ky është vizioni i Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2026-2030, sipas projektit të hedhur për konsultim publik nga MTKS, ku ndër të tjera thuhet se strategjia synon të bëjë reforma të...
Burimi:
sot.com.al