Stina koncertore e Fakultetit të Muzikës, një koncert me krijimtarinë e kompozitorëve të rinj

Stina koncertore e Fakultetit të Muzikës, një koncert me krijimtarinë e kompozitorëve të rinj

Stina koncertore e Fakultetit të Muzikës vijon me koncerte të ndryshme, ku pjesë është dhe krijimtaria e kompozitorëve të rinj. Në vijim të koncerteve që janë zhvilluar deri më tani në kuadër të kësaj stine koncertore, këtë mbrëmje do të jetë koncerti i klasës së kompozicionit. “Janë të gjithë të ftuar të ndjekin këtë koncert të veçantë me krijimtarinë e kompozitorëve të rinj”, thuhet në njoftimin rreth këtij koncerti që zhvillohet në sallën “Çesk Zadeja”. Një ditë më pas, Fakulteti i Muzikës-Universiteti i Arteve vjen me koncertin vokal – instrumental të studentëve të pianos, violinës e kantos nën drejtimin e pedagogëve prof. asoc.  Fatmira Keta, lekt. Merita Balliu dhe lekt. Lea Kilica. Ky koncert do të zhvillohet në sallën “Çesk Zadeja” UART. Përpara këtyre dy...