Sonte në Galerinë e Arteve të Prishtinës hapet ekspozita personale e Arianit Beqirit

Sonte në Galerinë e Arteve të Prishtinës hapet ekspozita personale e Arianit Beqirit

Galeria e Arteve e Prishtinës do të mirëpresë sonte ekspozitën personale të artistit vizual Arianit Beqiri, me titull “another time” (tjetër herë), të kuruar nga artistja Rudina Xhaferi. Hapja e ekspozitës do të mbahet duke filluar nga ora 19:00 dhe do të nisë me një performancë-instalim në platonë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Pas performancës, publiku do të ftohet të vizitojë hapësirën e Galerisë, ku do të prezantohen veprat e artistit. Sipas organizatorëve, ekspozita “another time” sjell një qasje të veçantë në prezantimin e krijimtarisë artistike, duke i ftuar vizitorët në një përvojë ndryshe të ndërveprimit me veprat. Ekspozita synon të krijojë një dialog mes artit bashkëkohor, hapësirës ekspozuese dhe publikut, duke ofruar një koncept kuratorial që ndërthur performancën me ekspozimin e veprave. Organizatorët...