Skënder Jaçe: “Carmen la de Triana”, një nga filmat më të rëndësishëm të kinemasë muzikore spanjolle të viteve ’30
Nga Julia Vrapi Një nga filmat më të rëndësishëm të kinemasë muzikore spanjolle dhe i realizuar dekada më parë është “Carmen la de Triana”. Kineasti Skënder Jaçe vjen me një rrëfim mbi historinë e filmit me produksion gjermano -spanjoll dhe shprehet, se u realizua në 1938 nga regjisori Florián Rey dhe u xhirua në studiot në Berlin. Jaçe thotë se është një vepër filmike, që bashkon artin, folklorin, politikën, por dhe propagandën e kohës së Luftës Civile. ““Carmen la de Triana”, është një nga filmat më të rëndësishëm të kinemasë muzikore spanjolle të viteve ’30, një vepër që bashkoi artin, folklorin andaluz, politikën dhe propagandën e kohës së Luftës Civile Spanjolle. Në qendër të filmit është diva legjendare María Magdalena Nile del Río, e njohur...
Burimi:
sot.com.al