Si në një film aventurash! Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë
Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka habitur studiuesit në Poloni, pasi një burrë që po kërkonte me detektor metalesh në një pyll pranë Gdanskut zbuloi një shpatë bronzi rreth 2700-vjeçare, të vendosur në mënyrë të pazakontë drejt në tokë. Zbuluesi amator po kryente një kërkim rutinë kur detektori i tij dha një sinjal të fortë. Pas gërmimeve të kujdesshme, vetëm disa centimetra nën sipërfaqe u shfaq doreza e një shpate të lashtë prej bronzi. Arkeologët që mbërritën në vendngjarje përcaktuan se arma i përket Epokës së Bronzit të vonë, periudhë që daton afërsisht midis viteve 900 dhe 700 para Krishtit. Pavarësisht mijëra viteve që kanë kaluar, shpata është ruajtur në gjendje të mirë, duke e bërë zbulimin edhe më të rëndësishëm për historinë dhe arkeologjinë....
Burimi:
syri.net