Shqipja standarde dhe “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” në qendër të bashkëbisedimit në Preshevë
Shqipja standarde, procesi i njësimit të saj, si dhe roli i veprave leksikografike në ruajtjen e pasurimin e gjuhës shqipe, ishin në qendër të fjalës së akad. Valter Memishës gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar në Preshevë. Disa ditë më parë në Preshevë u organizua panairi i librit “Presheva 2026, Libri dhe tradita”, në të cilin mori pjesë me një stendë me librin shkencor edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në këtë veprimtari mbarëkombëtare ishte i ftuar dhe akad. Valter Memisha. ASH shprehet se në një seancë të planifikuar për bashkëbisedim për shqipen standarde, ai u ndal në disa çështje, si fillimet e krijimit të shqipes letrare të njësuar dhe ndihmesa e veprës së N. Frashërit në këtë proces, karakteri popullor dhe kombëtar i gjuhës së...
Burimi:
sot.com.al