Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s
Shqipëria u zgjodh anëtare e Komitetit Ndërqeveritar për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO për mandatin 2026-2030. Sipas ministrit Blendi Gonxhja ky është një vlerësim për punën e institucioneve, ekspertëve dhe komuniteteve që kanë kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale. “Me 73 vota në favor, vendi ynë ka fituar besimin e komunitetit ndërkombëtar për të marrë një rol aktiv në forumin më të rëndësishëm global për vendimmarrje në mbrojtjen, promovimin dhe rritjen e kapaciteteve të trashëgimisë kulturore jomateriale. Ky është një moment krenarie për Shqipërinë dhe një vlerësim i punës së institucioneve tona, ekspertëve, komuniteteve bartëse të trashëgimisë dhe partnerëve ndërkombëtarë që kanë kontribuar ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë tonë shpirtërore”, thotë Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit...
Burimi:
sot.com.al