“Meditimi i vashës” i Rexhep Goçit ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Galeria Kombëtare e Kosovës po sjell në vëmendje veprën “Meditimi i vashës” (1984) të artistit dhe kuratorit Rexhep Goçi, si pjesë e ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj. Rexhep Goçi, i lindur në vitin 1947, zë një vend të rëndësishëm në historinë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, si përmes veprimtarisë së tij artistike, ashtu edhe asaj institucionale. Ai ka qenë pjesë e institucionit që nga themelimi i tij dhe ka kontribuar në zhvillimin e koleksionit, organizimin e ekspozitave dhe hartimin e teksteve kritike e kuratoriale. Në veprimtarinë e tij si piktor, Goçi zhvilloi një gjuhë vizuale të qetë dhe simbolike. Në veprën “Meditimi i vashës”, një figurë femërore e shtrirë paraqitet përmes formave të buta dhe të...
Burimi:
kultplus.com