Pablo Neruda, poeti që ndërthurte dashurinë, natyrën dhe ndërgjegjen shoqërore

Pablo Neruda, poeti që ndërthurte dashurinë, natyrën dhe ndërgjegjen shoqërore

Poeti kilian Pablo Neruda ishte një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë së shekullit XX, me një krijimtari që lëvizte mes intimes dhe politikës. Në poezitë e tij ai shkroi me të njëjtin intensitet për dashurinë, natyrën, jetën dhe betejat shoqërore. Nga “Njëzet poezi dashurie dhe një këngë dëshpërimi” deri te “Canto General”, vepra e Nerudës pasqyron njëkohësisht emocionet personale dhe vetëdijen historike e shoqërore të kohës. Në krijimtarinë e tij, poezia u bë një mënyrë për të shprehur ndjenjat më intime, por edhe për të reflektuar mbi historinë, politikën dhe fatin e njerëzve. Një prej thënieve që i atribuohet Nerudës thekson rëndësinë e leximit dhe të mendimit: “Librat që ju ndihmojnë më shumë janë ata që ju bëjnë të mendoni më shumë. Mënyra...