Shqipëria në tryezën europiane të bibliotekave, pjesëmarrje në konferencën e CENL
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë u përfaqësua në Konferencën Vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Europës (CENL), rrjeti që bashkon bibliotekat kombëtare të kontinentit dhe promovon bashkëpunimin, inovacionin dhe mbrojtjen e trashëgimisë dokumentare europiane. Sipas Bibliotekës Kombëtare, ky është një nga forumet më të rëndësishme profesionale të fushës, ku drejtues dhe ekspertë të institucioneve të kujtesës shkëmbejnë përvoja, vizione dhe praktika mbi të ardhmen e bibliotekave, transformimin digjital, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe garantimin e aksesit të barabartë në dije. “Prania e Shqipërisë në këto tryeza europiane është një dëshmi e angazhimit për të qenë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar mbi të ardhmen e kulturës, dijes dhe institucioneve të kujtesës. Pjesëmarrja në këtë ngjarje përfaqëson jo vetëm një mundësi të çmuar për bashkëpunim ndërkombëtar, por...
Burimi:
sot.com.al