Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore të Sarajevës

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore të Sarajevës

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj, ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Zekaj e nisi garën me dy fitore ndaj Denis Bakanov nga Rusia. Në çerekfinale ai u mposht me yuko nga bullgari Boris Georgiev. Në repesazh, xhudisti kosovar triumfoi ndaj një garuesi serb, i cili u diskualifikua pasi mori tri dënime. Në luftën për medaljen e bronztë, Zekaj fitoi me ippon ndaj gjermanit Pierre Ederer, duke siguruar kështu vendin e tretë në këtë turne ndërkombëtar. Federata e Xhudos e Kosovës e ka uruar Zekajn për suksesin, duke e cilësuar atë një krenari për sportin kosovar./KultPlus.com