Shkodra bëhet “skenë” filmi, rezidenca “Kino on the Road” sjell 10 ditë krijimtarie kinematografike

Shkodra bëhet “skenë” filmi, rezidenca “Kino on the Road” sjell 10 ditë krijimtarie kinematografike

Për herë të parë, 16 regjisorë nga vende të ndryshme të botës do të qëndrojnë për dhjetë ditë në Shkodër, në kuadër të rezidencës ndërkombëtare kinematografike “Kino on the Road”. Gjatë qëndrimit të tyre, pjesëmarrësit do të realizojnë filma me metrazh të shkurtër, të frymëzuar edhe nga qyteti, të cilët do të shfaqen në përfundim në Kinema “Republika”.  Organizatorët bënë të ditur se projekti realizohet në bashkëpunim mes Teatrit “Migjeni” dhe qendrës “Sloë Mill” në Milano. Kjo nismë sjell për herë të parë në Shkodër një grup të gjerë kineastësh ndërkombëtarë, të cilët do të punojnë së bashku për krijimin e filmave të shkurtër. “Projekti kinematografik është shumë i rëndësishëm. Është hera e parë që zhvillohet në Shqipëri dhe shpresojmë që të bëhet çdo vit....