Salzburgu feston 270-vjetorin e Mozartit me 300 statuja të arta të kompozitorit
Qyteti austriak i Salzburgut, vendlindja e Wolfgang Amadeus Mozart, po shënon 270-vjetorin e lindjes së kompozitorit legjendar me një instalacion artistik të veçantë që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve nga e gjithë bota. Fondacioni Mozarteum ka vendosur 300 statuja të vogla me ngjyrë ari, rreth 50 centimetra të larta, të dizajnuara nga artisti gjerman Ottmar Hörl. Statujat e paraqesin Mozartin së bashku me qenin e tij të preferuar, Pimperl, për të theksuar anën e tij njerëzore përtej gjeniut muzikor. “Nuk doja të krijoja një tjetër monument për Mozartin. Ka mjaft të tillë. Doja të tregoja anën e tij njerëzore, se ishte një njeri i zakonshëm, pavarësisht gjenialitetit të tij”, tha Hörl. Instalacioni është vendosur në Kopshtin Mirabell, pranë vendit ku Mozarti jetonte me familjen e...
Burimi:
kultplus.com