Rijetëzimi i hapësirave kinematografike publike, së shpejti nis puna për projektin në Pogradec

Rijetëzimi i hapësirave kinematografike publike, së shpejti nis puna për projektin në Pogradec

Nga Juljana Vrapi Prej vitesh rrjeti i kinemave në vendin tonë nuk funksionon si duhet, për të cilën herë pas here janë shprehur me shqetësime edhe kineastët shqiptarë, ndërsa rijetëzimi i hapësirave kinematografike publike është në qendër të një marrëveshje mes institucioneve. Në zbatim të saj, kinemaja e Pogradecit pritet që të transformohet së shpejti në një hapësirë më bashkëkohore. Rikonstruksioni i godinës do të përfshijnë pajisje teknike për shfaqje filmash, përmirësimin e ambienteve dhe sinjalistikës, si dhe integrimin e saj në rrjetin kombëtar të kinemave publike në vendin tonë. Më zbatimin e këtij projekti, kinemaja në këtë qytet pritet që të ofrojë programacion të rregullt me filma shqiptarë, por edhe të huaj. Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Balkan Film Market 2025, mes Ministrisë së...