Restaurohet mozaiku i Bazilikës B në Bylis, puna kthehet edhe në një eksperiencë praktike për studentët nën…
Nga Julia Vrapi Mozaiku i Bazilikës B në parkun arkeologjik Bylis është restauruar. Ndërhyrja në mozaik u realizua përmes një projekti, që synon forcimin e turizmit kulturor dhe mbrojtjen e monumenteve kulturore. Gjatë procesit të restaurimit të mozaikut të Bazilikës B në parkun arkeologjik Bylis studentë, profesionistë dhe komuniteti lokal u përfshinë në një eksperiencë praktike nën drejtimin e ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Restaurimi i mozaikut u realizua përmes projektit të financuar nga Bashkimi Europian “BE për Zhvillim Ekonomik- Zhvillimi Ekonomik Lokal përmes Turizmit, me fokus trashëgiminë kulturore”, i bashkëfinancuar dhe zbatuar nga AICS, në partneritet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ndër të tjera në faqen e “European Union in Albania” thuhet se kjo ndërhyrje restauruese ndihmon në ruajtjen e një pjese të...
Burimi:
sot.com.al