Rame Lahaj Foundation fton qytetarët në “Open Mic” Karaoke në sheshin “Zahir Pajaziti”

Rame Lahaj Foundation fton qytetarët në “Open Mic” Karaoke në sheshin “Zahir Pajaziti”

Rame Lahaj Foundation ka njoftuar organizimin e aktivitetit “Open Mic” Karaoke, i cili do të mbahet më 10 korrik në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në kuadër të edicionit të sivjetmë të Rame Lahaj International Opera Festival. Sipas njoftimit, për herë të parë festivali do ta shndërrojë sheshin në një skenë të hapur karaoke, ku të gjithë të pranishmit do të kenë mundësinë të interpretojnë këngët e tyre të preferuara, pavarësisht përvojës në këndim. Mbrëmjes do t’i bashkohen edhe artistë profesionistë, të cilët pritet të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere festive dhe argëtuese për publikun. Aktiviteti do të nisë në orën 20:00, ndërsa hyrja do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët. Organizatorët kanë ftuar publikun të bëhet pjesë e kësaj mbrëmjeje me...