“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet më të famshme turistike të Evropës
Nga qytetet historike të Ballkanit deri te qendrat universitare të vendeve baltike, destinacionet e përzgjedhura ofrojnë një kombinim të veçantë të bukurisë natyrore, trashëgimisë kulturore dhe kostove ekonomike, pa u përballur ende me mbingarkesën e turizmit masiv, shkruan Cris Tolomia në një artikull të botuar në median amerikane “Quartz”. Në këtë listë renditen edhe tre destinacione shqiptare – Gjirokastra, Berati dhe bregu shqiptar i Liqenit të Ohrit – të cilat vlerësohen për historinë, arkitekturën dhe autenticitetin e tyre. Qytetet më të njohura të Evropës po përballen me një rritje të ndjeshme të kostove. Një qëndrim i shkurtër në Venecia, Amsterdam apo Barcelonë tashmë mund të kushtojë sa një fundjavë e gjatë në Nju Jork, ndërsa fluksi i madh i vizitorëve ka nxitur gjithnjë e më...
Burimi:
kultplus.com