Kinematografia shqiptare prezantohet në DokuFest me dy projekte filmike
Kinematografia shqiptare është e pranishme në edicionin e sivjetshëm të festivalit ndërkombëtar DokuFest në Prizren, i cili këtë vit shënon 25-vjetorin e themelimit. Në kuadër të platformës profesionale Short Film Forum, Shqipëria përfaqësohet me dy projekte kinematografike, të cilat sjellin në fokus histori njerëzore me ngarkesë të fortë artistike, tematike dhe emocionale. Pjesëmarrja vjen edhe në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe DokuFest, duke krijuar një tjetër hapësirë të rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e projekteve shqiptare në skenën rajonale. Një prej projekteve përfaqësuese është filmi “Korridoret e Pritjes” (Corridors of Hope and Fear), me regji të Adrian Gurit dhe producentë Ajola Daja dhe Adrian Guri, nga AR Production dhe AM-Production. Filmi, i zhanrit dramë, zhvillohet në...
Burimi:
kultplus.com