Kur te vdes
Poezi nga Havzi Nela Kur të mësoni se kam vdekë, Kur të thoni: “Ndjesë pastë!” A e dini se çfarë kam hjekë Unë, poeti zemërzjarrtë? Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?” Kur t’kërkoni me ma gjetë. Thoni: “Ai urreu mizorin”. Thoni: “Dheu s’ka me e tretë”. Thoni: “Ai e deshi jetën, Jeta n’vuetje e dërmoi”. Thoni se ka mbrojtë të drejtën, Grusht tiranësh nuk duroi. Thoni: “Desh, kërkoi lirinë, Si skifter në fluturim, Provoi prangat, t’errtë qelinë, Për të mjerët lëshoi kushtrim”. Thoni: “Dritë ai kërkoi, E vetë dritë nuk pa me sy” Thoni: “Për njerëzinë këndoi, E për vete mbajti zi”. Thoni se e qërroi terri Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”. Thoni se e trishtoi tmerri E të shtypunit i tha: “Çohu!” Kur të vijë, të çelë pranvera, Kur bilbili nis me këndue. Mbi vorr tim me gur’e ferra, Nji tufë lule me ma...
Burimi:
kultplus.com