QKK shpall 14 projektet fituese në kategorinë “Projekte të ndryshme kinematografike”
Janë 14 projekte fituese në kategorinë “Projekte të ndryshme kinematografike”, që do të mbështeten financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. QKK ka publikuar fituesit ndërsa kjo mbështetje synon të inkurajojë ide të reja dhe aktivitete, që pasurojnë industrinë audiovizuale dhe skenën artistike në Shqipëri. Në këtë kategori përfshihen festivale filmi; workshope dhe aktivitete trajnuese në fushën e kinemasë, etj. Projektet fituese janë: “Edicioni i 24-të i Tirana International Film Festival (TIFF) 2026” prezantuar nga producenti Agron Domi, shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”; “Balkan Film Market-edicioni i 10” prezantuar nga Rafaela Rica, shtëpia kinematografike “Iceberg CommuniCation”; “ACE-Rrjetëzimi i Producentëve Evropianë”, prezantuar nga producentja Sabina Kodra, shtëpia kinematografike “Era Film”; “Edicioni XXI i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri-IHRFFA”, prezantuar nga producenti...
Burimi:
sot.com.al