Qëndrim Rijani: Teatri na lë me pyetje, sepse na përball me veten dhe realitetin

Qëndrim Rijani: Teatri na lë me pyetje, sepse na përball me veten dhe realitetin

Një nga tragjeditë më të fuqishme të William Shakespeare, “Otello” këtë sezon artistik u shfaq premierë në skenën tonë teatrore me regjinë e Qëndrim Rijanit. “Otello” në skenë shënoi edhe një nga momentet e rëndësishme në jetën artistike të Teatrit Kombëtar këtë sezon. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori i njohur Qëndrim Rijani flet për punën me shfaqjen premierë në skenë dhe thotë se sfida më e madhe ishte gjetja e një gjuhe skenike, që ta bënte veprën të komunikonte me publikun e sotëm pa humbur identitetin e saj. Sipas tij ajo që e bën realizimin e “Otello”-s të veçantë është se në thelb kemi historinë e një njeriu, që shkatërrohet nga ndjesia e mospranimit, një temë aktuale edhe në realitetin e sotëm shoqëror. Në...