‘Stuhi zjarri’ në Kroaci: Një i vdekur, dhjetëra të plagosur dhe mijëra të evakuuar
Një grua 34-vjeçare nga Bosnja e zhdukur. Dhjetë persona në kujdes intensiv, mijëra hektarë tokë dhe një numër i madh ndërtesash të shkatërruara. Një grua u gjet e vdekur të premten dhe një tjetër është zhdukur pasi një zjarr i ashpër pyjor përfshiu një zonë banimi në bregdetin Adriatik të Kroacisë gjatë natës, duke shkaktuar gjithashtu të paktën 40 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale. Ishte "një nga zjarret më të këqija në historinë e Kroacisë", tha shefi i zjarrfikësve kroatë, Slavko Tuçaković, duke shtuar se flakët kishin djegur një sipërfaqe prej gati 10,000 hektarësh, duke përfshirë "një numër të madh" shtëpish dhe ndërtesash të tjera në zonën e Omis, në pjesën qendrore të bregdetit Adriatik të Kroacisë. Gjatë hetimeve në zonën që u...
Burimi:
syri.net