Publikohet lista e guidave turistike të licencuara në Kosovë

Publikohet lista e guidave turistike të licencuara në Kosovë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë të ditur se është publikuar lista e guidave turistike të licencuara të Republikës së Kosovës. Lista tashmë është e qasshme në uebfaqen e Ministrisë dhe përmban të dhëna për guidat e licencuara, përfshirë llojin e licencës dhe kontaktet e tyre, duke u mundësuar qytetarëve dhe vizitorëve qasje më të lehtë në shërbimet profesionale turistike. Sipas Ministrisë, lista do të përditësohet vazhdimisht, ndërsa të gjitha guidat turistike që ushtrojnë veprimtarinë në Kosovë dhe ende nuk janë pjesë e saj janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin përkatës për t’u përfshirë në regjistrin zyrtar. Ky hap synon rritjen e standardeve në sektorin e turizmit dhe ofrimin e informacionit më të organizuar për vizitorët që zgjedhin Kosovën si destinacion./KultPlus.com