Pse kastorët ndërtojnë diga?
Të njohur për bishtin e tyre të sheshtë dhe aftësinë për të prerë pemë me dhëmbë, kastorët konsiderohen arkitektët e natyrës. Shumica e njerëzve dinë se ata ndërtojnë diga, por jo gjithmonë arsyen pse. Kastorët ndërtojnë diga për të krijuar një zonë të sigurt, të mbrojtur nga grabitqarët. Megjithatë, ndryshe nga sa besohet shpesh, ata nuk jetojnë brenda digave. Digat janë thjesht një mënyrë për të krijuar një habitat ideal. Duke ngadalësuar rrjedhën e ujit, kastorët krijojnë pellgje të thella ku mund të fshihen dhe të jetojnë më të sigurt. Kastori është brejtësi më i madh në Amerikën e Veriut dhe i dyti më i madh në botë pas kapibarës. Dhëmbët e tyre të përparmë rriten vazhdimisht, prandaj ata duhet të kafshojnë dhe presin vazhdimisht dru. Trupi i...
Burimi:
syri.net