Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore? Historia e affogatos
Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky kombinim i thjeshtë ka fituar një vend pothuajse simbolik në gastronominë italiane. Affogato nuk është thjesht një akullore me kafe. Përkundrazi, është dëshmi se dy përbërës cilësorë mund të krijojnë një shije shumë më të veçantë se sa secili prej tyre më vete. Në momentin kur ekspresi i nxehtë hidhet mbi akulloren e ftohtë, skajet e saj fillojnë të shkrihen, kremoziteti i kafesë përzihet me qumështin dhe çdo lugë sjell një kombinim të ndryshëm teksturash. Nuk është vetëm akullore dhe as vetëm kafe – është një përvojë që i bashkon të dyja. Çfarë do të thotë “affogato”? Në italisht, fjala affogato (shqiptohet afogato) do të thotë fjalë për fjalë “i...
Burimi:
syri.net