Projektligji për të drejtat e autorit kalon në komision, synohet forcimi i mbrojtjes ndaj piraterisë online
Ndryshimet në kuadrin ligjor për të drejtat e autorit synojnë të adresojnë disa prej çështjeve që lidhen me zhvillimet e reja teknologjike dhe mënyrën e përdorimit të përmbajtjeve krijuese në hapësirën digjitale. Projektligji i diskutuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik trajton gjithashtu të drejtat në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, digjitalizimit dhe trashëgimisë kulturore, duke synuar një ekuilibër mes mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe interesit publik. Për këtë çështje ishte depozituar edhe një nismë nga deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi, e cila kërkon t’i bashkëngjitet këtij projektligji. Ajo tha se ndryshimet synojnë të plotësojnë boshllëqet ligjore. “Në ligjin ekzistues të vitit 2016 mund të luftohet shkelja e të drejtave të autorit, por nuk ekziston hapësira ligjore për...
Burimi:
sot.com.al