Projektligji për kinemanë, Agjencia Kombëtare e Kinematografisë dhe Audiovizualit zëvendëson QKK, rimbursim 35 për…
Nga Julia Vrapi Agjencia Kombëtare e Kinematografisë dhe Audiovizualit (AKKA) do të marrë një rol qëndror në mbështetjen e industrisë filmike dhe audiovizuale në vendin tonë me ligjin e ri për kinematografinë dhe audiovizualin. Projektligji i ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin” propozon një qasje të re konceptuale dhe institucionale. Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon të krijojë një skemë të re mbështetjeje financiare për industrinë filmike dhe audiovizuale në Shqipëri, ku AKKA zëvendëson dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë që u krijua në 1997 dhe deri më tani dhe institucioni më i rëndësishëm në vend që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturë dhe Sportit në relacionin shoqërues shprehet se projektligji...
Burimi:
sot.com.al