Programi i Gjon Mili International Video Art Festival nis në Nju Jork
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art Festival do të zhvillohet më 27–29 qershor 2026 në Producers Club Theaters në Manhattan, me moton “Are You Dreaming?”. Për tre mbrëmje me radhë publiku do të ketë mundësinë të ndjekë filma të shkurtër, dokumentarë, video-art dhe filma të animuar nga autorë të vendeve të ndryshme të botës, si Australia, Italia, Franca, Gjermania, Brazili, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Tajvani, Monako, Sllovakia dhe Shqipëria. Mbrëmja e parë, më 27 qershor, hapet me një program të larmishëm ku spikasin dokumentari “Haus Tumbuna”, video-arti “Kingdom of Animals” dhe në fund dokumentari kanadez “Violence Solves Everything”. Më 28 qershor, festivali vazhdon me një tjetër program ndërkombëtar, ndërsa në orën 20:30 do të shfaqet dokumentari “Dezo Hoffmann – Photographer of...
Burimi:
javanews.al