Premierë e sezonit artistik, “Otello” një nga tragjeditë më të fuqishme të Shekspirit në skenën e Teatrit Kombëtar

Premierë e sezonit artistik, “Otello” një nga tragjeditë më të fuqishme të Shekspirit në skenën e Teatrit Kombëtar

Nga Julia Vrapi “Otello” nga William Shakespeare, që mbetet një nga tragjeditë më të fuqishme të teatrit botëror premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Veprën e Shekspirit këtë mbrëmje premierë në skenën teatrore e sjell në sezonin artistik regjisori Qëndrim Rijani. Me një kastë aktorësh të njohur në role, vepra e Shekspirit në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë është dhe një nga momentet e rëndësishme në jetën artistike këtë sezon. “Otello” nga William Shakespeare përkthyer nga Fan Noli, mbetet një nga tragjeditë më të fuqishme të teatrit botëror një strukturë dramatike ku pushteti, dashuria dhe manipulimi përplasen deri në shkatërrim. Me regjinë e Qëndrim Rijanit, shfaqja estetikisht udhëton në kohë, fillon në të tashmen dhe, ndërsa tema e saj patriarkalizohet dhe strukturat ...