Posta e Kosovës lëshon emisionin e pullave postare “Shpella e Radavcit”

Posta e Kosovës lëshon emisionin e pullave postare “Shpella e Radavcit”

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me titull “Shpella e Radavcit”, kushtuar një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë natyrore të Kosovës. E mbrojtur si monument natyror që nga viti 1983, Shpella e Radavcit, së bashku me Burimin e Drinit të Bardhë, shtrihet në një sipërfaqe prej 89.94 hektarësh dhe përbën një nga komplekset më të veçanta natyrore të vendit. E vendosur pranë fshatit Radavc, rreth 11 kilometra nga Peja, në pjesën verilindore të Bjeshkëve të Nemuna, shpella është një prej destinacioneve të rëndësishme të turizmit natyror në Kosovë. Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës synon të promovojë dhe dokumentojë vlerat natyrore të vendit, duke i sjellë ato përmes filatelisë në vëmendjen e publikut vendor...