Kurti: Të rinjtë duhet të jenë në qendër të politikave dhe vendimmarrjes
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se të rinjtë dhe të rejat duhet të jenë në qendër të politikave dhe vendimmarrjes. Në aktivitetin “Zëri yt, e ardhmja jonë”, Kurti theksoi se rreth 40 për qind e popullsisë së Kosovës përbëhet nga të rinj. Ai tha se Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash në arsim, punësim, kulturë dhe sport, me synim krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë. Sipas Kurtit, përmes sistemit dual të arsimit është synuar lidhja më e madhe mes arsimit profesional dhe tregut të punës, ndërsa në arsimin e lartë janë ofruar bursa dhe mbështetje financiare për mijëra studentë. Ai përmendi edhe programin superpuna, përmes të cilit, sipas tij, janë...
Burimi:
kultplus.com