Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit Klodian Qafoku
Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme për frymëzimin e kompozitorit Ludwig Göransson nga polifonia shqiptare në kolonën zanore të filmit “The Odyssey”. Kompozitori Klodian Qafoku bëri një ditë më parë një sqarim për këtë histori, duke sjellë detaje mbi regjistrimet e realizuara në Shqipëri. “Këto ditë kanë qarkulluar shumë lajme se kompozitori Ludwig Göransson është frymëzuar nga polifonia shqiptare për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, i cili sot ka premierën botërore. Për hir të saktësisë, historia është pak më ndryshe. Me kërkesë të regjisorit Christopher Nolan, Göransson vendosi të mos ndërtonte kolonën zanore mbi një orkestër klasike simfonike, por të kërkonte tinguj autentikë që t’i afroheshin sa më shumë botës së lashtë. Në korrik të vitit të kaluar, Göransson erdhi në Shqipëri me një...
Burimi:
sot.com.al