Pesë monumente në parkun arkeologjik të Bylis/Klos i nënshtrohen punimeve të konservimit

Pesë monumente në parkun arkeologjik të Bylis/Klos i nënshtrohen punimeve të konservimit

Nga Julia Vrapi Pesë monumente kryesore në parkun arkeologjik të Bylis/Klos do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për konservim, me synim stabilizimin dhe ruajtjen e tyre afatgjatë. Punimet e nisura në kuadër të këtij projekti synojnë gjithashtu përmirësimin e menaxhimit të parkut dhe kushteve të vizitueshmërisë. Ndërhyrjet konservuese përfshijnë teatrin e Bylisit; teatrin e Klosit (Nikaia antike); Cisterna dhe Termat e Justinianit; Prytaneioni dhe Arsenali; Bazilika D. Projekti që synon konservimin dhe stabilizimin e këtyre monumenteve realizohet në kuadër të nismës “EU for Economic Development- Tourism-led Local Economic Development”, të financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri dhe AICS, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Qytetet antike të Bylisit dhe Klosit përfaqësojnë një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të vendit, por që për shumë...