Përfundon programi i Kinemasë Verore të Lumbardhit

Përfundon programi i Kinemasë Verore të Lumbardhit

Fondacioni Lumbardhi në Prizren organizoi edhe këtë vit programin e Kinemasë Verore me temën “Përtej Rebelimit dhe Absurdit”, duke mbledhur adhuruesit e filmit në DokuKino Plato. Programi u zhvillua nga 17 deri më 31 korrik, ku publiku pati mundësinë të ndjekë tre filma të vlerësuar të kinemasë bashkëkohore. Shfaqjet u mbajtën çdo të enjte nga ora 20:30 në kinemanë e hapur të DokuKino Plato, ndërsa filmat trajtuan tema universale si identiteti, familja, besimi, përkatësia, dhimbja dhe trauma, duke ofruar perspektiva të ndryshme për publikun. Programi nisi me filmin “Persepolis” (2007), me regji të Marjane Satrapi dhe Vincent Paronnaud, ndërsa në javën e dytë u shfaq “Corpus Christi” (2019), me regji të Jan Komasa. Shfaqja e fundit e muajit korrik solli filmin “Butterflies (Kelebekler)” (2018), me...