Për shkak të motit, koncerti “Ensemble Evening” i RLIOF zhvendoset në Sallën e Kuqe

Për shkak të motit, koncerti “Ensemble Evening” i RLIOF zhvendoset në Sallën e Kuqe

Rame Lahaj International Opera Festival ka njoftuar se mbrëmja muzikore “Ensemble Evening” me ansamblin Cosimo and the Hot Coals, e planifikuar për sonte, 22 korrik, do të zhvillohet në një lokacion të ri për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas organizatorëve, koncerti është zhvendosur nga hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ndërsa do të nisë në orën 20:30. Në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, Cosimo and the Hot Coals do të interpretojnë një program të frymëzuar nga jazz-i i viteve ’20, duke sjellë ritmet dhe atmosferën karakteristike të asaj periudhe, të ndërthurura me një interpretim energjik dhe bashkëkohor. Organizatorët ftojnë publikun të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje muzikore,...