Pelegrinazh për Shën Joan Vladimirin, besimtarë shqiptarë dhe sllavë bëhen bashkë në Shijon të Elbasanit për ditën e shenjtit

Pelegrinazh për Shën Joan Vladimirin, besimtarë shqiptarë dhe sllavë bëhen bashkë në Shijon të Elbasanit për ditën e shenjtit

Është kremtuar në Kishën e Shijonit në Elbasan Dita e Shën Joan Vladimirit, i cilësuar si dëshmori i Paqes dhe i Orthodhoksisë në Shqipëri. Festa e Shën Joan Vladimirit është dita që bashkon kombet pasi pelegrinazhi mbledh besimtarë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Italia etj. “Për mua është hera e parë që vij, por nga Mali i Zi vijnë shumë besimtarë çdo vit. Shën Joan Vladimiri për ne ka shumë rëndësi sepse është figurë simbol e historisë sonë. Për ne është ditë e veçantë dhe ndjejmë shumë emocion që jemi këtu sot”, tha një besimtar. Shërbesat e Shenjta u kryesuan nga  Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andonin. Shën Joan Vladimiri është një nga figurat më të nderuara të Orthodhoksisë në Shqipëri i cili kontribuoi në...