Paris Hilton kujton 20-vjetorin e albumit të saj debutues “Paris”
Njëzet vjet pas publikimit të albumit të saj debutues, “Paris”, Paris Hilton ka rikthyer në vëmendje periudhën kur bëri hapin e parë në industrinë e muzikës. Me rastin e 20-vjetorit të albumit, Hilton ka ndarë në Instagram fotografi dhe një video nga prapaskenat e realizimit të projektit, duke e cilësuar atë si një prej punëve më personale dhe më të rëndësishme në karrierën e saj. “Njëzet vjet që nga albumi im debutues, ‘Paris’. Ky album do të jetë gjithmonë kaq personal dhe kaq afër zemrës sime”, shkroi ajo. Hilton kujtoi gjithashtu rëndësinë që kishte albumi për të në atë periudhë, duke theksuar se muzika i dha mundësinë të shfaqte një anë tjetër të personalitetit të saj dhe të shprehej në një mënyrë që nuk e...
Burimi:
kultplus.com