Haxhiu do t’u dorëzojë shtetësinë e Kosovës Joe dhe Shirley DioGuardit
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë sot dekretin e shtetësisë së Kosovës dy personaliteteve të shquara amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, ceremonia e veçantë do të mbahet në orën 11:00. “Në orën 11:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një ceremoni të veçantë ua dorëzon dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit”, thuhet në njoftim. Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi janë të njohur për angazhimin e tyre shumëvjeçar në mbështetje të Kosovës dhe çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceremonia e sotme shënon një moment të veçantë në raport me kontributin e tyre ndër vite dhe lidhjet e...
Burimi:
kultplus.com