Kosova vazhdon garat në sportet ekipore në Taranto 2026
Sportistët e Kosovës kanë vazhduar garat në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku gjatë së dielës në program ishin ndeshjet në futboll, hendboll, volejboll dhe padel. Në hendboll, përfaqësuesja e Kosovës për meshkuj bëri debutimin në Lojërat Mesdhetare, duke u përballur me mikpritësen Italinë. Kosova u mposht me rezultat 39:23. Volejbollistët kosovarë zhvilluan ndeshjen e tretë të tyre, përballë Egjiptit, por nuk arritën të fitojnë asnjërin nga tri setet. Në futboll, përfaqësuesja e Kosovës për femra u përball me Italinë. Vendaset dominuan ndeshjen dhe në fund shënuan fitore me rezultat 4:1. Ndërkohë, në padel, Leutrim dhe Lavdrim Krasniqi nuk arritën të përsërisin suksesin e një dite më parë, kur ishin të vetmit sportistë kosovarë që shënuan fitore. Dyshja kosovare u përball me kampionët e Portugalisë, duke...
Burimi:
kultplus.com