Pak ditë para nisjes së Sunny Hill, organizatorët konfirmojnë transportin falas
Numërimi mbrapsht për Sunny Hill Festival ka hyrë në ditët e fundit, ndërsa organizatorët kanë ndarë një tjetër informacion të rëndësishëm për të gjithë ata që planifikojnë të marrin pjesë në festival. Përmes një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se edhe në këtë edicion vizitorët do të kenë në dispozicion autobusë falas, të cilët do të qarkullojnë gjatë ditëve të festivalit. Kjo nismë synon të lehtësojë qasjen në hapësirën ku zhvillohet eventi, si dhe të inkurajojë përdorimin e transportit publik. Sipas organizatorëve, autobusët e Trafikut Urban do të nisin qarkullimin nga ora 11:40, ndërsa pas përfundimit të programit artistik, transporti i kthimit do të fillojë nga ora 01:30. Festivali u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të zgjedhin autobusët falas në vend të automjeteve private,...
Burimi:
kultplus.com