Oltsen Gripshi me “Morfologjinë e vetmisë” përfaqëson Shqipërinë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të…
Nga Julia Vrapi “Morfologjia e vetmisë”, eksploron përmasat psikologjike, ekzistenciale dhe metafizike të përvojës njerëzore. Krijimi i realizuar në mediumin e video-artit, është dhe prezantimi i artistit bashkëkohor Oltsen Gripshi në edicionin e parë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Edirnes. Vepra e Gripshit, ku ai përfaqëson vendin tonë në këtë bienale është vendosur në ambientet monumentale të Ekmekçizade Ahmet Paşa Kervansarayi, një prej ndërtesave më emblematike të trashëgimisë osmane në zemër të qytetit të Edirnes, ku ndërthuren historia, arkitektura dhe arti bashkëkohor në një dialog të veçantë estetik. Gripshi shprehet se “Morfologjia e vetmisë” trajton vetminë jo thjesht si gjendje emocionale. “ “Morfologjia e vetmisë” është një krijim i realizuar në mediumin e video-artit, i cili eksploron përmasat psikologjike, ekzistenciale dhe metafizike të...
Burimi:
sot.com.al