Ogyst Dozon, studiuesi francez që dokumentoi gjuhën dhe folklorin shqiptar

Ogyst Dozon, studiuesi francez që dokumentoi gjuhën dhe folklorin shqiptar

Më 2 gusht 1822 lindi Ogyst Dozon (Auguste Dozon), diplomati dhe studiuesi francez që dha një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e gjuhës, letërsisë gojore dhe kulturës shqiptare. Gjatë shërbimit të tij diplomatik në konsullatat franceze në Janinë dhe Selanik, Dozoni u interesua veçanërisht për pasurinë shpirtërore të shqiptarëve. Ai mblodhi me kujdes këngë, tregime dhe krijimtari popullore shqiptare, duke ruajtur materiale të rëndësishme që deri atëherë nuk ishin botuar. Në vitin 1879, ai botoi në Paris veprën “Manuel de la langue Albanaise” (“Manuali i gjuhës shqipe”), një studim që ndërthurte kërkimin gjuhësor me materiale nga letërsia e folur shqiptare. Në këtë vepër, Dozoni paraqiti një përshkrim të sistemuar të toskërishtes, kryesisht mbi bazën e së folmes së Përmetit, të shoqëruar me një fjalor prej...