Odise Plaku: Letërsia nuk është vetëm art i fjalës, por është një mënyrë për të mbrojtur identitetin

Odise Plaku: Letërsia nuk është vetëm art i fjalës, por është një mënyrë për të mbrojtur identitetin

 Nga Julia Vrapi Drama shqipe në skenat tona teatrore trajton tematika të ndryshme, ndërsa është pjesë e kulturës kombëtare, si dhe e zhvillimit të artit skenik shqiptar. Herë pas here nga autorë të ndryshëm është pohuar rëndësia e vënies në skenë të veprave shqiptare për të promovuar krijimtarinë tonë. Në skenat teatrore janë vënë veprash të ndryshme, drama dhe komedi shkruar edhe nga dramaturgu Odise Plaku, që sjellin në vëmendje tema të rëndësishme, duke pasuruar repertorin e teatrit në vendin tonë. Për lexuesin autori Odise Plaku është i njohur me vepra skenike dhe vëllime letrare dhe ai thekson, se fjala shqipe është një pasuri që ruan historinë dhe identitetin e kombit. Në krijimtarinë e tij autori Odise Plaku thotë se synon të pasurojë trashëgiminë letrare...